Shtetet e Bashkuara thanë se do të mbyllin më shumë se 12 baza në Evropë, një masë që Departamenti i Mbrojtjes thotë se do të kursejë 500 milionë dollarë në vit kur të zbatohet plotësisht, pa ndikuar në aftësinë ushtarake për t’u përgjigjur në mbarë Evropën.
Lista e bazave evropiane që do të mbyllen përfshin Bazën Ajrore Mbretërore Mildenhall në verilindje të Londrës. Mbyllja e bazës është më e madhja që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
Baza strehon tanke dhe avionë zbulimi për operacione speciale si dhe një personel ushtarak amerikan prej 3,200 vetësh.
Shtetet e Bashkuara do të mbyllin gjithashtu 14 baza të tjera në Gjermani, Belgjikë dhe Hollandë.