Lidhje

SHBA, debate për çështjen e votimit në mungesë


A Cobb County Ga., absentee ballot is seen Tuesday, May 5, 2020, in Kennesaw, Ga. Presidential Preference Primary, General Primary Election, Nonpartisan General Election, and Special Election. will be held June 9, 2020, in Georgia. (AP Photo/Mike…
A Cobb County Ga., absentee ballot is seen Tuesday, May 5, 2020, in Kennesaw, Ga. Presidential Preference Primary, General Primary Election, Nonpartisan General Election, and Special Election. will be held June 9, 2020, in Georgia. (AP Photo/Mike…

Fushata për rizgjedhjen e Presidentit Donald Trump dhe grupe të Partisë Republikane kanë ngritur padi ndaj një qarku të tretë të shtetit Ajova, për të shpallur të pavlefshëm mijëra formularë me kërkesa për votim në mungesë, që u janë dërguar me postë votuesve.

Procedimi gjyqësor kundër zyrtarëve të lartë zgjedhorë të qarkut Udbëri, është një tjetër përpjekje e Partisë Republikane për t’ua bërë më të vështirë votuesve dhe zyrtarëve vendorë që të trajtojnë kërkesat për votim në mungesë gjatë pandemisë.

Fjala është për formularët me kërkesa për votim në mungesë, që tre qarqet i kanë dërguar me postë shumicës së njerëzve të regjistruar për të votuar. Formularët janë të plotësuar paraprakisht me informacion, si emri, datëlindja dhe një numër votimi që pak njerëz e dinë.

Votuesit thjesht duhet të kontrollojnë, nënshkruajnë dhe të kthejnë me postë formularët, në mënyrë që më pas atyre t’u dërgohen fletëvotimet, duke filluar nga data 5 tetor.

Fushata Trump dhe grupet e Partisë Republikane ngritën padi të njëjta javën e kaluar kundër zyrtarëve zgjedhorë në dy qarqe të tjera.

Më shumë se 70,000 njerëz në të tre qarqet kanë kërkuar fletëvotime pas dërgimit të formularëve.

Në padi argumentohet se formularët shkelin udhëzimet e Sekretarit të Shtetit Ajova, i cili u tha zyrtarëve lokalë muajin e kaluar se ato duhet të dërgoheshin të paplotësuar për të siguruar njëtrajtshmëri në të gjithë shtetin.

Nga ana e tyre, zyrtarët e qarkut thonë se po veprojnë brenda kompetencave për të inkurajuar votimin në mungesë për shkak të pandemisë. Sipas tyre, lënia e formularëve bosh do t’u hiqte mundësinë e votës atyre njerëzve që nuk e dinë numrin e votimit ose numrin e patentës, një prej të cilëve është kusht për identifikimin e votuesit sipas ligjeve të këtij shteti.

Sipas një ligji të ri të miratuar nga legjislatura e shtetit e kontrolluar nga republikanët, zyrtarët nuk mund të përdorin bazën e tyre të të dhënave për të plotësuar numrin e votimit në formular, siç kanë bërë në zgjedhjet e kaluara. Në vend të kësaj, ata duhet të përpiqen të kontaktojnë secilin votues me email ose me postë, një proces që kërkon kohë dhe që nuk mund të jetë gjithnjë i suksesshëm.

Disa grupe me prirje demokrate kanë ngritur padi duke e sfiduar ligjin si një pengesë jokushtetuese për të drejtën e votës. Në fund të muajit të ardhshëm është planifikuar një seancë dëgjimore për këtë çështje.

Republikanët thonë se t’u kërkosh votuesve që ta plotësojnë vetë formularin është një masë mbrojtëse ndaj manipulimeve të mundshme.

Për dallim nga dy qarqet me prirje demokrate të paditura nga fushata Trump, votuesit e qarkut Udbëri mbështetën kandidatin Trump ndaj kandidates Hillary Clinton në fushatën e vitit 2016. Si pandehur në çështjen e tanishme gjyqësore është shpallur demokrati Patrick Gill, i cili prej një kohe të gjatë shërben si zyrtar i auditimit në këtë qark.

Zyra e tij tha javën e kaluar se ajo dërgoi rreth 57,000 formularë dhe votuesit kishin kthyer 11,000 prej tyre me kërkesën për të marrë fletëvotim.

Presidenti Trump u takua të martën me zyrtarët në Cedar Rapids të shtetit Ajova për të diskutuar mbi një stuhi ere që solli shkatërrime në këtë shtet javën e kaluar. Rreth 51,000 votues në qarkut Linn aty pranë kanë kthyer me postë formularët e kërkesës për të marrë fletëvotime, tha zyrtari i auditimit të këtij qarku Joel Miller.

Në paditë e republikanëve argumentohet se çdo fletëvotim i hedhur në përgjigje të formularëve jo të rregullt do të ishte "objekt sfide ligjore dhe mund të mos llogaritet në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2020". Në padi kërkohen urdhra gjyqësorë që të zhvlerësojnë formularët dhe t’u kërkohet këtyre votuesve të plotësojnë formularë të rinj bosh.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG