Lidhje

SHBA: Përpjekje e re për të ndihmuar ekonominë


Zyrtarët e lartë të Bankës Qendrore Amerikane të mërkurën sinjalizuan se ata mund të nisin një përpjekje të re për të ndihmuar ekonominë, nëse rritja ekonomike nuk përmirësohet.

Zyrtarët e Bankës thanë se ndihma për forcimin e ekonomisë mund të përfshijë uljen e normave afatgjata të interesit përmes një programi të ndërlikuar të blerjes së bonove të thesarit.

Zyrtarët e lartë të ekonomisë shpresojnë se normat e ulëta të interesit mund të inkurajojnë bizneset të marrinë më shumë kredi të nevojshme për të blerë pajisje të reja, dhe për të zgjeruar prodhimin dhe punësimin.

Ky informacion rezultoi nga takimi i fundit në fillim të muajit i Bankës Qendrore Amerikane, e cila sipas zakonit shënimet e takimeve të këtij lloji i publikon tre javë pas takimit.
XS
SM
MD
LG