Lidhje

SHBA, ekonomia u rrit 2.4% në 2014


Rritja ekonomike në Shtetet e Bashkuara u ngadalësua në tre muajt e fundit të vitit 2014, ndërsa ekonomia më e madhe e botës shënoi një rritje me ritëm vjetor prej 2.6 për qind.

Në raportin e publikuar sot nga Departamenti i Tregtisë thuhet se kjo rritje është shumë më e ngadaltë se në dy tremujorët e mëparshëm, kur pati një rritje ekonomike prej 5 për qind. Për të gjithë vitin 2014, ekonomia amerikane shënoi një rritje 2,4 për qind, një shifër kjo pak më e madhe se vitin e kaluar.

Ekspertët thonë se rritja ekonomike në Shtete e Bashkuara u ngadalësua për shkak të pakësimit së tregtisë dhe investimeve të biznesit dhe ngaqë shpenzimet qeveritare u dobësuan; kjo bëri që të pezulloheshin shpenzimet e mëdha nga ana e konsumatorëve.

Disa analistë thonë se ngadalësimi i ekonomisë është ndoshta i përkohshëm, ngaqë çmimi i benzinës mund ta përshpejtojë rritjen ekonomike në vitin 2015. Në se konsumatorët shpenzojnë më pak për karburantin, ata do të kenë më tepër para për të shpenzuar në fusha të tjera, gjë që mund ta fuqizojë rritjen ekonomike.

Një tjetër raport nga Universiteti i Miçiganit arrin në përfundimin se gjatë janarit konsumatorët ishin më optimistë, në nivelin më të lartë të dekadës së fundit.

XS
SM
MD
LG