Ekspozita “Kopshtet e Monesë”, një riprodhim i kopshtit origjinal të piktorit impresionit në Francë, është hapur këto ditë në New York. Bashkë me lulet dhe ambjentin e kopshtit, që u bë burim frymëzimi për disa prej kryeveprave të artit impresionist, në të janë eskpozuar edhe dy piktura origjinale të Klod Monesë. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në datën 21 tetor.
Piktura impresioniste e Klod Monesë “Kopshtet e zambakëve japonezë të ujit” ka frymëzuar artistët anembanë botës dhe tani kopshti, i cili ishte burim frymëzimi për Monenë, është riprodhuar dhe është hapur për publikut në Bronx të New Yorkut.
Mijëra turistë udhëtojnë çdo vit në Francën veriore për të parë kopshtet ujore me lule, por për ata që nuk kanë mundësi të vizitojnë shtëpinë e piktorit, një udhëtim në Bronx të New Yorkut gjatë disa muajve të ardhshëm do të mund të ofrojë diçka nga kjo kryevepër që frymëzoi piktorin e madh.
Profesori Paul Tucker i universitetit të Massachusetsit është kurator i kësaj ekspozite në kopshtin Botanik të New Yorkut. Ai thotë se shumë amerikanë mund të mos kenë mundësi të shkojnë në Francën veriore, prandaj ai mendoi t’i sillte kpshtet e Monesë në Bronx.
“Kopshtet ishin shumë të rëndësishme për Monenë. Jo të gjithë kanë mundësi të shkojnë në Giverny për t’i parë ato ndaj ne vendosëm që t’i sjellim ato këtu”.
Shtëpia e Claud Monesë është në një zonë fshatare të Francës, rreth 1 orë larg Parisit.
Këtu piktori i madh hodhi në telajo frymëzimin që i dhanë zambakët e ujit dhe kopshti i shtëpisë së tij. Claud Mone kaloi gjysmën e jetës së tij në këtë shtëpi nga viti 1883 deri sa vdiq në vitin 1926. Në ambjentet e shtëpisë dhe në kopshtin e saj ai krijoi disa prej kryeveprave të artit impresionist. Pasi e bleu shtëpinë në vitin 1883, Moneja e transformoi kopshtin e saj në një parajsë botanike. Ai mbolli varietete bimësh e lulesh nga më të ndryshmet dhe 10 vjet më vonë ai bleu një copë tokë nga një fqinj i tij dhe krijoi Kopshtin e Ujit, i cili u kthye në frymëzim për disa prej punimeve më të bukura të artit impresionist.
Rreth 500 mijë vizitorë vijnë në Giverny çdo vit për të parë vendin që u bë burim frymëzimi për një prej artistëve më të njohur të botës.
Ekspozita “Kopshti i Monesë” i hapur në New York do të paraqesë ndryshimin e ngjyrave dhe bimëve sipas stinëve.
Mes artifakteve të rralla të sjella në ekspozitë janë edhe dy punime origjinale të Monesë, në të cilat ai ka pikturuar kopshtin e tij në një distancë kohore prej 15 vitesh.
“Kopshti i artistit në Giverny” është një vepër e pikturuar në vitin 1900 dhe tregon kopshtin e Monesë me lulet e zambakut dhe pemët dekorative. Ndërsa vepra tjetër “Zambakët” është punuar gjatë luftës së parë botërore dhe ka ngjyra më të errëta dhe më të zymta. Gjithashtu e ekspozuar është edhe një nga mjetet personale të punës së Monesë.
Claud Mone hyn tek piktorët që arritën të gëzonin pasurinë dhe fitimet e punës së tyre gjatë jetës së tyre. Kopshti i shtëpisë ishte një ndër investimet e tij më të mëdha në jetë. Ai mbillte, kujdesej, rimodelonte dhe rimbillte bimë dhe varietete të ndryshme në kopshtin e tij. Ai i hiqte zambaktë gjatë dimrit që mos të dëmtoheshin nga i ftohti dhe më pas i rimbillte ata në pranverë e verë.
“Ekspozita “Kopshti i Monesë” në Kopshtin Botanik të New Yorkut do të jetë e hapur deri në datën 21 tetor.