Një gjykatës federal amerikan ka urdhëruar qeverinë që të ribashkojë prindërit emigrantë dhe fëmijët që janë ndarë prej tyre pasi kanë kaluar kufirin. Kjo është pjesë e një urdhri të përkohshëm që ndalon këto ndarje përveçse në rastet kur prindi nuk është i aftë ose paraqet rrezik për fëmijën.
Gjyqtari Dana Sabraw dha këtë vendim gjyqësor pas një rasti të sjellë nga Unioni Amerikan për Liritë Civile në emër të disa prej familjeve të ndara nga paraburgimi i prindërve në një qendër dhe fëmijëve të tyre në një tjetër.
Praktika ka çuar në ndarjen e më shumë se 2,300 fëmijëve emigrantë që kur Presidenti Donald Trump krijoi një politikë të tolerances zero dy muaj më pare, me qëllim të ndjekjes penale të të gjithë atyre që kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme. Presidenti Trump ka mbrojtur në mënyrë të përsëritur sigurimin më të rreptë të kufijve dhe ndryshimet në ligjin se cilët do të lejohen të hyjnë në Shtetet e Bashkuara nëpërmjet rrugëve të ligjshme të emigracionit.
Gjyqtari Sabraw urdhëroi që fëmijët nën moshën pesë vjeçare të ribashkohen me prindërit e tyre brenda 14 ditësh dhe të gjithë fëmijët e tjerë të mitur të ribashkohen brenda 30 ditësh.
Facebook Forum