Lidhje

SHBA, gjyqtari hedh poshtë kërkesën e Presidentit Trump për mosdorëzimin e taksave


FILE - President Donald Trump listens during a White House meeting in Washington, July 9, 2020. On Thursday, a federal judge dismissed a lawsuit by Trump seeking to block the release of eight years of his personal and corporate tax records.
FILE - President Donald Trump listens during a White House meeting in Washington, July 9, 2020. On Thursday, a federal judge dismissed a lawsuit by Trump seeking to block the release of eight years of his personal and corporate tax records.

Në Shtetet e Bashkuara, një gjykatës hodhi poshtë çështjen gjyqësore të ngritur nga Presidenti Donald Trump për të bllokuar zbatimin e kërkesës së një jurie të madhe që presidenti të dorëzojë të dhënat e taksave personale dhe të biznesit të tij për tetë vitet e fundit.

Gjyqtari Victor Marrero tha se plotësimi i kërkesës së paraqitur nga Presidenti Trump, do të përbënte një "zgjerim të padrejtë" të sferës së imunitetit presidencial.

Avokatët e zotit Trump e apeluan menjëherë vendimin.

Kërkesa për të parë të dhënat e taksave të zotit Trump lidhet me një hetim të Prokurorit të Qarkut të Manhattan-it Cyrus Vance. Në një padi gjyqësore muajin e kaluar, prokurori Vance tha se hetimi i tij kishte lidhje mes të tjerash me “aludimet për mashtrime në sferën bankare dhe të sigurimeve nga ana e Organizatës Trump dhe zyrtarëve të saj."

Një zëdhënës i prokurorit Vance nuk pranoi të komentojë.

Presidenti Trump, i cili po bën fushatë për rizgjedhje, prej kohe vazhdon të sfidojë në gjykatë përpjekjet e një numri ligjvënësish dhe prokurorësh për të parë të dhënat e tij të taksave, të cilat besohet se hedhin dritë mbi marrëdhëniet e tij financiare.

Duke refuzuar të publikojë dokumentet e taksave, ai ka vendosur gjithashtu një precedent në historinë e kandidatëve presidencialë të dekadave të fundit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG