Lidhje

SHBA: Ekipet e shpëtimit kërkojnë për të mbijetuar pas një valë tornadosh


Ekipet e shpëtimit po kërkojnë për të mbijetuar pasi një valë tornadosh shkaktoi vdekjen e mbi 30 vetëve në disa shtete në pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar shkatërrime të jashtëzakonshme në disa zona.

Autoritetet njoftuan për të paktën 32 të vdekur në shtetet e Kentakit, Indianës, Ohajos dhe Alabamës dje.

Tornadot shkatërruan pothuajse gjithë qytetin Henryville të Indianës. Një numër i madh shtëpish u shkatërrua, shumë automjete u dëmtuan dhe një autobus shkolle u përplas duke rënë mbi një shtëpi dhe restorant.

Koha e keqe vjen vetëm dy ditë pas valës së parë të tornadove këtë javë që përshkoi pjesët qendrore dhe jugore të vendit duke shkaktuar shkatërrim ngado që kaloi.

XS
SM
MD
LG