Lidhje

SHBA, hapa për të ulur varësinë ndaj importit të ilaçeve


Peter Navarro
Peter Navarro

Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump i dha një kontratë prej 354 milion dollarësh kompanisë Phlow Corp, për të prodhuar ilaçet që po testohen ose po përdoren në luftën kundër koronavirusit si dhe disa barna të tjera që mungojnë në treg.

Kontrata katër vjeçare, me një shtesë të mundshme prej 458 milion dollarësh të tjera nëse do të jetë e nevojshme, është një i hap i administratës për të ulur varësinë e vendit nga shtetet e tjera për furnizimin me barna.

Phlow Corp me qendër në Virxhinia tha se ka filluar prodhimin e përbërësve farmaceutikë dhe doza të plota për dhjetëra ilaçe, që janë me rëndësi për trajtimin e pacientëve të shtruar në spitale me sëmundje të cilat lidhen me COVID-19n.

Shumë nga këto ilaçe mungojnë në treg dhe deri tani kanë qenë importuar nga vendet e tjera, tha kompania në një deklaratë.

India dhe Kina janë furnizuesit e pjesës dërrmuese të përbërësve aktivë farmaceutikë që përdoren për prodhimin e barnave në Shtetet e Bashkuara.

"Prej një kohe tepër të gjatë, jemi mbështetur në prodhimin e huaj për t’u furnizuar me ilaçet tona më të rëndësishme dhe me përbërësit aktivë farmaceutikë, duke e vënë në rrezik të madh shëndetin e Amerikës dhe sigurinë tonë kombëtare," tha në një deklaratë Peter Navarro, drejtor i Zyrës për politikat tregtare dhe të prodhimit në Shtëpinë e Bardhë.

Në deklaratë thuhet se financimi i mundësoi menjëherë firmës Phlow të prodhonte për Rezervën Kombëtare Strategjike të SHBA mbi 1.6 milion doza të pesë ilaçeve më të rëndësishme që përdoren për të trajtuar pacientët me COVID-19.

Të gjitha produktet farmaceutike të firmës Phlow do të prodhohen në Shtetet e Bashkuara, sipas faqes së internetit të kompanisë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG