Lidhje

SHBA, hapa për kthimin në marrëveshjen bërthamore me Iranin

FILE PHOTO: U.S. State Department Spokesman Ned Price holds news briefing at State Department in Washington
FILE PHOTO: U.S. State Department Spokesman Ned Price holds news briefing at State Department in Washington

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Ned Price tha të premten se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord për bisedime me partnerët evropianë, rusë dhe kinezë për të identifikuar çështjet që lidhen me kthimin e Uashingtonit në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me Iranin.

Ai tha se këto janë ditët e para dhe SHBA nuk parashikojnë një përparim të menjëhershëm pasi do të ketë bisedime të vështira përpara. Por, tha ai,ne besojmë se ky është një hap i shëndetshëm.

Irani dhe fuqitë e mëdha në marrëveshjen për mos lejuar Teheranin të prodhojë armë bërthamore, thanë të premten se janë të gatshëm të mirëpresin kthimin e Shteteve të Bashkuara në traktat.

Kryetari i grupit, ku përfshihet Bashkimi Evropian, Kina, Franca, Gjermania, Rusia, Britania dhe Irani tha se pjesëmarrësit "e vlerësuan mundësinë e një kthimi të plotë të SHBA në marrëveshjen"e vitit 2015.

Uashingtoni u tërhoq nga marrëveshja në mënyrë të njëanshme në vitin 2018 nën Presidentin Donald Trump, por pasuesi i tij Joe Biden ka lënë të kuptohet se SHBA do të ishin të gatshme të rikthehen.

Irani ka thënë se para se të rifillojë t’i përmbahet marrëveshjes, SHBA duhet të zbatojnë detyrimet e tyre të mëparshme dhe të heqin sanksionet ndaj tij.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG