Lidhje

SHBA kërkojnë lirimin e një diplomati amerikan në Pakistan


SHBA kërkojnë lirimin e një diplomati amerikan në Pakistan
SHBA kërkojnë lirimin e një diplomati amerikan në Pakistan

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të një diplomati amerikan të arrestuar lidhur me vrasjen e dy pakistanezëve.

Shtetet e Bashkuara thanë sot se Rejmond Dejvis ka imunitet diplomatik dhe se arrestimi i tij në Lahore është i jashtëligjshëm.

Më parë, zyrtarët amerikanë nuk kishin identifikuar zotin Dejvis e as nuk kishin qartësuar statusin e tij diplomatik. Një deklaratë që lëshoi ambasada në Islamabad nuk përmendi emrin e zotit Dejvis, duke e përshkruar atë vetëm si “pjesëtar të stafit” të konsullatës amerikane.

Zoti Dejvis u paraqit dje në gjykatë në Pakistan nën akuzat për vrasje të dyfishtë, një ditë pasi qëlloi me armë dhe vrau dy pakistanezë, në një veprim që ai tha se ishte për vetëmbrojtje.

Gjykata dha urdhër të enjten që zyrtari amerikan të ndalohej për gjashtë ditë, derisa policia të vazhdonte hetimet.

Autoritetet pakistaneze thonë se i ndaluari i tha policisë se kishte tërhequr para nga një bankomat dhe më pas ishte ndaluar në semafor kur dy persona në një motoçikletë kishin shtënë në drejtim të makinës së tij. Autoritetet thonë se amerikani iu përgjigj zjarrit dhe lajmëroi një ekip amerikan të sigurisë. Të dy personat që thuhet se sulmuan amerikanin vdiqën në spital.

XS
SM
MD
LG