Lidhje

SHBA, Kina mund të bashkëpunojnë në eksplorimet e hapsirës


Zyrtarët e eksplorimeve hapësinore nga më shumë se 30 vende të botës u takuan në Uashington për të diskutuar rreth projekteve të së ardhmes për eksplorimin e hapësirës. Takimi i organizuar nga Departamenti i Shtetit, kishte ftuar për herë të parë zyrtarët nga agjencia kineze e hapësirës duke nxjerr në pak kështu mundësinë e bashkëpunimit për eksplorimet në hapësirë.

Bashkëpunimi mes NASA-s dhe agjencisë kineze të hapësirës u ndalua nga Kongresi amerikan në vitin 2011. Por ka shenja se kjo mund të ndryshojë.
Në Forumin Ndërkombëtar për Eksplorimin e Hapësirës, të zhvilluar para pak ditësh, Zëvendës Sekretari i Shtetit William Burns ftoi të gjitha vendet të marrin pjesë në eksplorime.

“Është koha të bashkohemi për ta bërë eksplorimin e hapësirës një përparësi të përbashkët globale, për gjetur të fshehtat e universit dhe përshpejtuar përparimin në tokë.”

Xu Dazhe drejton Administratën Kombëtare Kineze të Hapësirës. Gazeta China Daily e citonte zotin Dazhe të ketë thënë se pjesmarrja e tij në takim sinjalizonte gatishmërinë e Kinës për të bashkëpunuar me vendet e tjera.
Scot Pace me Institutin e Politikave të Hapësirës dhe njëkohësisht profesor në Universitetin George Washington, thotë se kinezët u ftuan pikërisht që të jenë pjesë e diskutimit ndërkombëtar. Por shton ai:

“Nuk ka patur një zgjidhje politike që do të çonte në një aktivitet bashkëpunimi të drejtpërdrejtë. Ka disa shanse të vogla që ne mund dhe duhet t’i shfrytëzojmë.”

Ai thotë se gjatë Luftës së Ftohtë, ShBA bashkëpunoi me Bashkimin Sovjetik në disa aspekte të eksplorimit të hapësirës.

“Ishte në fusha specifike shkencore. Ndaj mendoj se nivele të ngjashme bashkëpunimi sigurisht që mund të ndodhin me Kinën sot.”

Pjesmarrëse në takim ishin edhe vende që zakonisht nuk lidhen me eksplorimet në hapësirë si Brazili, Arabia Saudite dhe Nigeria.

Zoti Pace thotë se shumë vende e përdorin hapësirën për synime praktike si navigacioni apo komunikimi por se tani duhet të jenë më ambicionzë.

“ Gjërat po ndryshojnë në aspektin e përqendrimit teknik, sepse po shfaqen shanset për vendet në të gjitha nivelet e zhvillimit hapësinor nga më të mëdhatë tek më modestet.”

Meqenëse Stacioni i Hapësirës është një objekt ndërkombëtar dhe funksionimi i tij është zgjatur deri në vitin 2024, zoti Pace thotë se Kina mund të ftohet të marrë pjesë në eksplorimet në bordin e tij.

Një tjetër aspekt bashkëpunimi me Kinën mund të jetë edhe hëna, duke patur parasyshë se misionet në Mars apo asteroide janë shumë të vështira dhe të kushtueshme madje edhe për Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë.



XS
SM
MD
LG