Në Amerikë 15 janari i këtij viti është dita kushtuar doktor Martin Luther King Jr., një ditë që nderon njeriun që mishëroi lëvizjen për të drejta civile në SHBA dhe që kuptoi se suksesi i lëvizjes varej nga parimet paqësore, kundër dhunës.
Çdo vit, të hënën e tretë të muajit janar, amerikanët nderojnë udhëheqësin e vrarë të drejtave civile që në vitet 1950 dhe 1960 organizoi protesta paqësore kundër ndarjes racore në jug të vendit, luftoi për barazi dhe të drejtën e votës së njerëzve me ngjyrë.
Shumë amerikanë anembanë vendit e përkujtojnë punën e palodhshme të Doktor Kingut për t'i dhënë fund racizmit, duke marrë pjesë në projekte që ofrojnë shërbime për komunitetin. Kongresi amerikan nderoi shpirtin komunitar në vitin 1994 duke e shpallur të hënën e tretë të janarit festë kombëtare për nder të Martin Luther Kingut.
Të premten Presidenti Donald Trump e nderoi Martin Luther Kingun gjatë një ceremonie në Uashington, duke vlerësuar "lëvizjen e tij paqësore për drejtësi dhe barazi".
Facebook Forum