Lidhje

SHBA mbështet ndihmën humanitare në Shqipëri


Ambasada e SHBA në Tiranë tha në një postim në rrjetet sociale se Qeveria e Shteteve të Bashkuara po vazhdon të mbështesë ndihmat humanitare në Shqipëri.

"USAID, - thuhet në njoftimin e ambasadës, - po bashkëpunon me Kryqin e Kuq Shqiptar për të siguruar rezerva emergjence për njerëzit e prekur nga tërmeti. Me financim të USAID, Kryqi i Kuq po shpërndan artikuj jetikë humanitarë, si batanije dhe paketa higjenike, në vendet e prekura më shumë."

"Zyra për Ndihmë të Jashtme në raste Fatkeqësish e USAID-it ka sjellë gjithashtu edhe një ekspert fatkeqësish natyrore në Shqipëri, për të ndihmuar në vlerësimin e dëmeve dhe identifikimin e nevojave prioritare për ndihmë humanitare," thuhet në njoftimin e ambasadës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG