Lidhje

SHBA, më shumë të rinj me ankth nga pandemia


Palm Beach Atlantic University, Feb. 26, 2021

Një numër më i madh të rinjsh në Shtetet e Bashkuara thonë se ndihen në gjendje ankthi ose depresioni gjatë gjashtë muajve të fundit të pandemisë, ndërkohë që më pak njerëz se më parë thonë se morën ndihmën e nevojshme, sipas një studimi të qeverisë amerikane të publikuar të premten.

Përqindja e të rriturve nën moshën 30 vjeç me simptoma ankthi ose çrregullimi depresiv u rrit ndjeshëm rreth pesë muaj pasi SHBA vendosën bllokime për koronavirusin. Është rritur edhe numri i vdekjeve mes tyre si pasojë e përhapjes së shpejtë të virusit.

Midis gushtit 2020 dhe shkurtit 2021, ky numër u rrit nga 36.4% në 41.5%. Në të njëjtën shkallë u rrit edhe numri i njerëzve që thanë se kishin patur nevojë, por nuk kishin marrë shërbim këshillues për shëndetin mendor.

Nga studimi del se rritja e simptomave të ankthit ose çrregullimit depresiv të raportuara korrespondon me numrin javor të rasteve me COVID-19.

Gjetjet bazohen në një sondazh të kryer nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe Zyra e Regjistrimit të Popullatës, për të vëzhguar ndryshimet në statusin e shëndetit mendor dhe qasjen në kujdesin shëndetësor gjatë pandemisë.

Nga studimi del gjithashtu se personat me nivel edukimi më pak se shkolla e mesme janë më të rrezikuar, megjithëse nuk jepen arsyet.

Edhe pse numri i vaksinave që kanë marrë çertifikimin është shtuar duke filluar nga fundi i vitit 2020, efektet e pandemisë në shëndetin mendor kanë vazhduar edhe këtë vit.

Gjatë periudhës 20 janar 2021 deri më 1 shkurt 2021, rreth dy në pesë të rritur të moshës mbi 18 vjeç kanë përjetuar simptoma të ankthit ose të një çrregullimi depresiv, sipas studimit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG