Lidhje

SHBA, ndahet nga jeta Jonuz Ndreu, veprimtar i komunitetit


Jonuz Ndreu
Jonuz Ndreu

Javën e kaluar, këtu në Shtetet e Bashkuara ndërroi jetë në moshën 88 vjeçare një nga veprimtarët e njohur të komunitetit shqiptaro-amerikan, Jonuz Ndreu.

SHBA, ndahet nga jeta Jonuz Ndreu
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:14 0:00

Zoti Ndreu vjen nga një familje e njohur patriotike dhe e persekutuar nga rregjimi komunist në Shqipëri. Ai është djali i Cen Elezit dhe nip i Elez Isuf Ndreut. Që në moshë të re, në vitin 1946, kur ishte vetëm 14 vjeç, familja e tij u internua fillimisht në Berat, prej andej në kampin famëkeq të Telepenës dhe më tej u dërgua në fshatrat e Gramshit me punë të detyruar. Pas tre vitesh internimi, në fund të vitit 1949, ai arrin të arratiset nga Shqipëria, fillimisht shlon në Jugosllavi, prej andej në Itali dhe në vonë në Gjermaninë Perëndimore ku shërben për 5 vjet me forcat ushtarake amerikane dhe në fund të shërbimit ushtarak emigron në Shtetet e Bashkuara. Në Amerikë zoti Ndreu ka qënë veprimtar i shquar dhe anëtar i kryesisë së organizatës së njohur Vatra të komunitetit shqiptaro-amerikan. Ceremonia e varrimit do të zvillohet të martën më 7 prill, në shtetin e Nju Xhersit. Në këto kohë të pazakonta për shkak të pandemisë së koronavirusit, në ceremoni, për shkak të ndalimit të grumbullimit të njerëzve, do të marrë pjesë vetëm familja.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG