Lidhje

SHBA: Ngadalësimi ekonomik godet më rëndë hispanikët


Houses in the Cottage Park neighborhood of Oak Bluffs, on the island of Martha's Vineyard, Massachusetts
Houses in the Cottage Park neighborhood of Oak Bluffs, on the island of Martha's Vineyard, Massachusetts

Të dhëna të reja të qeverisë amerikane tregojnë se në Shtetet e Bashkuara dallimi mes të bardhëve dhe pakicave përsa i përket pasurisë është rritur në maksimum në 25 vjetët e fundit e kjo për shkak të ngadalsimit ekonomik të kohëve të fundit.

Qendra kërkimore Pew publikoi sot një studim të të dhënave të regjistrimit të popullsisë që tregojnë se ngadalsimi ekonomik ka ndikuar më shumë tek familjet hispanike, ku pasuria ra mesatarisht me 2 të tretat në peridhën 2005-2009. Pasuria te familjet zezake ra gati 50 për qind dhe 16 për qind për familjet e bardha.

Pasuria, që do të thotë asetet minus borxhet, për familjet e bardha në vitin 2009 ishte rreth 113 mijë dollarë. Për hispanikët ishte 6,325 dollarë dhe për zezakët gati 5,700 dollarë.

Sipas studimit, ndikimi më i madh i recesionit te pakicat erdhi sepse ato investojnë në blerjen e shtëpisë, ndërsa familjet e pasura investojnë edhe në tregjet e aksioneve.

XS
SM
MD
LG