Lidhje

SHBA nuk angazhohen për heqjen e kufizimeve të patentave të vaksinave


Presidenti Joe Biden duke duartrokitur gjatë vaksinimeve në Aleksandria, Virxhinia (6 prill 2021, REUTERS/Kevin Lamarque)

Ndërsa janë shtuar rastet me COVID-19 në Indi dhe pjesë të tjera të botës, administrata e Presidentit Biden nuk është shprehur nëse është dakord me propozimin për të hequr kufizimet nga regjistrimi i patentave të vaksinave, në mënyrë që vendet e ndryshme të mund t’i prodhonin vetë vaksinat për koronavirusin.

SHBA nuk angazhohen për heqjen e kufizimeve të patentave të vaksinave
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:18 0:00

Indianët presin të dëshpëruar në radhë për t’u vaksinuar, ndërsa po thellohet kriza e koronavirusit në këtë vend dhe numri i viktimave i kaloi 3600 në ditë.

“Po kërkojmë për oksigjen në mbarë Indinë. Në Delhi, Chandigarh, Ludhiana, Haridwar, Jaipur dhe në të gjitha qytetet përreth”, thotë Gurpreet Singh, zyrtar i Spitalit “Sikh Temple”.

Në tetor 2020, në Organizatën Botërore të Tregtisë, India dhe Afrika e Jugut propozuan autorizimin TRIPS, që do t’u lejonte vendeve të prodhojnë versione të përgjithshme të vaksinës. Propozimi nuk po merr mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara.

100 milionë amerikanë janë vaksinuar plotësisht kundër COVID-19. Por duke folur të premten në bordin e avionit presidencial Air Force One, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se Presidenti Joe Biden ende nuk ka vendosur për heqjen e kufizimeve të patentave të vaksinave.

"Objektivi ynë i përgjithshëm është të sigurojmë sa më shumë furnizim për komunitetin global dhe ta bëjmë këtë me kosto efektive", tha zonja Psaki.

Mbështetësit e heqjes së kufizimeve, përfshirë krahun progresiv të Partisë Demokrate të Presidentit Biden dhe organizatat humanitare, thonë se kjo mund të ndryshojë gjithçka në luftën globale kundër pandemisë.

"Propozimi TRIPS për heqjen e kufizimeve është një nga mjetet kritike që mund t’i fuqizojë qeveritë për të menaxhuar situatën aktuale të mungesës së furnizimit", thotë Yuanqiong Hu, nga organizata “Mjekët pa Kufij”.

Por administrata amerikane është gjithashtu nën presion nga kompanitë farmaceutike që thonë se në vend që të heqin dorë nga patentat, mënyra më e shpejtë për të ndihmuar vendet në nevojë është duke përshpejtuar linjat ekzistuese të prodhimit dhe duke dhuruar doza vaksinash.

"Heqja dorë nga pronësia intelektuale nuk do të ndihmonte në përshpejtimin e qasjes tek vaksinat ndaj COVID-19 ose menaxhimin e zinxhirit të furnizimit real dhe kufizimeve logjistike", tha një zëdhënës i sektorit farmaceutik për Zërin e Amerikës.

Edhe Bill Gates, filantrop miliarder dhe mbështetës i COVAX-it, mekanizmit të OKB-së për të përmirësuar qasjen tek vaksinat për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, është kundër heqjes dorë nga patentat.

Bill Gates gjatë aktiviteteve të Forumit Ekonomik Botëror
Bill Gates gjatë aktiviteteve të Forumit Ekonomik Botëror

Ka shumë pak kuptim. Dhe ky është një gabim nga ana e tij. Ndonjëherë duhet t’i dëgjojmë miliarderët kur bëhet fjalë për gjëra të tilla si shëndeti global, por ndonjëherë me të vërtetë nuk duhet. Dhe ky është momenti kur nuk duam ta dëgjojmë”, thotë Matthew Kavanagh, nga Iniciativa e Politikave dhe Politikës Globale të Shëndetit, në Universitetin Georgetown.

Për të zvogëluar pabarazinë globale të vaksinave, zoti Gates përkundrazi po bën presion për transferimin e teknologjisë aty ku sektori privat investon në kapacitete të reja prodhuese dhe ndan njohuritë me ekonomitë në zhvillim. Ai foli në Konferencën e Sigurisë së Mynihut në muajin shkurt.

Një pjesë e mënyrës për ta zgjidhur këtë pabarazi është kalimi në kapacitet të plotë i fabrikave në Indi. Kjo tashmë po ndodh me AstraZeneca-n, do të ndodhë me dy të tjerat, si dhe për të marrë financimin”, tha zoti Gates.

Propozimi për të hequr dorë nga kufizimet e patentave të vaksinës mbështetet nga më shumë se 80 vende anëtare të OBT-së, 60 ish-krerë shtetesh dhe 100 fitues të Çmimit Nobel. Propozimi përsëri do të jetë në fokusin e takimit të Këshillit të Përgjithshëm të OBT-së më 5 maj.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG