Lidhje

SHBA: Përpjekje për të shmangur krizën fiskale


Fushata e rizgjedhjes së Presidentit Barak Obama ka mbaruar, por fushata e tij ekonomike vazhdon. Presidenti po u bën thirrje udhëheqësve të bizneseve dhe të sindiktatave, ligjvënësve dhe publikut të kërkojnë nga republikanët në Kongres që të mbështesin planin e tij për ngritjen e taksave për amerikanët e pasur.

Në fushatën e tij të rizgjedhjes, zoti Obama bëri thirrje pa ndërprerje shtresës së mesme të amerikanëve të mbështesin programin e tij për taksa më të larta për amerikanët e pasur dhe për vazhdimin e programit të taksave të reduktuara për gjithë të tjerët.

"Përpjekja jonë vazhdon sepse vendi unë nuk mund të shënojë suksese pa një shtresë të mesme të zgjeruar dhe të begatë”.

Që nga rizgjedhja e tij më 6 nëntor, presidenti ka përdorur një strategji të ngjashme për të avancuar idenë e tij për ngritjen e taksave për amerikanët me të ardhura të larta dhe për të vazhduar me përqindjen e tanishme për shtresën e mese. Në një konferencë shtypi të mërkurën, zoti Obama e përmendi shtresën e mesme 21 herë.

"Ne nuk duhet ta mbajmë shtresën e mesme peng, ndërkohë që debatojnë shkurtimet e taksave për të pasurit. Ne duhet të bëjmë të paktën atë për të cilën kemi rënë dakord, për t mbajtur të ulta taksat për shtresën e mesme” .

Presidenti sëbashku me ligjvënësit kryesorë demokratë dhe republikanë të Kongresit kanë filluar negociatat me shpresën për të shmangur atë që është quajtur tashmë “katastrofë fiskale”.

Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Xhon Bojner, i përmbahet fort kërkesës së tij për shkurtime në disa programe sociale, por thotë se është e gatshëm të bëjë kompromis për taksat.

"Për të treguar seriozitetin tonë, be i kemi hedhur të ardhurat për diskutim, për sa kohë që ato shoqërohen me shkurtime të shpenzimeve”.

Për të ulur deficitin buxhetor të Shteteve të Bashkuara, Shtëpia e Bardhë do edhe 1.6 trilionë dollarë të ardhura gjatë 10 vjetëve të ardhshëm, rreth dy herë më shumë se sa presidenti kërkoi në negociatat e mëparëshme në 2011. Sipas marrëveshjes, shkurtime të thella shpenzimesh qeveritare dhe ngritja e taksavedo të hynë në fuqi më 1 janar 2013.

Stan Collender punon me klientë në industrinë financiare në frimën e marrëdhënieve me publikun në Uashington, Qorvis Communications. Ai thotë se rizgjedhja e zotit Obama dhe nevoja për shmangien e katastrofës fiskale i ka dhënë presidentit avantazh politik në bisedime.

"Ngritja e taksave do të hyjë në fuqi automatikisht, por ashtu edhe shkurtimi i shpenzimeve. Këto janë gjëra që repulikanët duan t’i shmangimn, por e vetmja mënyrë për t’i shmangur ato është hartimi i një ligji që presidenit do ta nënshkruante”.

Nga ana tjetër, presidenti nuk po e neglizhon rrezikun. Ai ka mbajtur një sërë takimesh me amerikanë me influencë për t’u kërkuar mbështetje. Collender thotë se presidenti është më i interesuar për të fituar mbështetjen e ekzekutivëve të korporatave të mëdha, shumica e të cilëve janë republikanë.

"Presidenti do të donte që komuniteti i biznesit t’u thoshte republikanëve se ‘jemi në një pikë që ngritja e taksave është e nevojshme. Let të mos e neglizhojmë këtë sepse do të dëmtohet ekonimie, shitjet dhe vlera e aksioneve tona’”.

Zoti Obama u takua gjithashtu me udhëheqësit e sindikatave, si presidenti i AFL-CIO, Riçard Tramka, mbështetja e të cilit është më e sigurt.

"Ne jemi të angazhuar që të sigurojmë se shtresa e mesme dhe punëtorët nuk mbeten duke paguar koston e një partie për të cilën ne nuk votuam”.

Presidenti u takua gjithashtu edhe me udhëheqësit e organizatave të të drejtave civile, si Liga Urbane Kombëtare dhe Këshilli Kombëtar La Raza, për të siguruar mbështetjen e tyre.

Disa nga ata që punuan në fushatën e presidentit për t’u rizgjedhur po u bëjnë tani presion ligjvënësve, kryesisht atyre republikanë, të mbështesin proprozimin e Presidentit Obama për taksat.

"Mendoj se të gjithë e kemi të qartë se kemi një punë serioze për të bërë”.

Negociatat janë caktuar të fillojnë javën e fundit të nëntorit.
XS
SM
MD
LG