Lidhje

Presidenti Obama reagon ndaj vrasjeve në Kolorado


Presidenti anuloi aktivitetet e fushatës për ditën e sotme, si rezultat i incidentit

Për shkak të ngjarjes në Kolorado, Presidenti Obama i anuloi aktivitetet e fushatës për ditën e sotme.

Në Fort Myers të Floridës, ai foli vetëm 8 minuta, të cilat ia kushtoi kësaj ngjarjeje. “Edhe vajzat e mija shkojnë në kinema", tha ai. "Kjo që ndodhi, na kujton se ne jemi të bashkuar si një familje e vetme. Ajo që ka rëndësi, tha presidenti, nuk janë gjërat e vogla që na konsumojnë përditë, por mënyra se si e trajtojmë njëri-tjetrin.” Ai u kërkoi të pranishmëve që të mbanin një minutë heshtje dhe të luteshin për viktimat.

Presidenti anuloi një tjetër miting fushate të planifikuar në Orlando dhe sipas njoftimeve po kthehet në Uashington. Presidenti u njoftua herët në mëngjes për ngjarjen kur ndodhej në hotel.

Edhe kandidati republikan për president Mitt Romney anuloi disa intervista me median për shkak të ngjarjes në Kolorado.
XS
SM
MD
LG