Lidhje

SHBA: Fushatë intensive para votimeve


Poll, survey
Poll, survey
Më pak se 48 orë para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, Presidenti demokrat, Barak Obama, dhe rivali i tij republikan, ish guvernatori i Masaçusets, Mit Romni, po bëjnë intensivisht fushatë për të tërhequr sa më shumë votues. Korrespondenti i Zërit të Ameriks, Majkëll Bouman na inormon se sondazhet e opinionit tregojnë se vendi është i ndarë barabar, por të dy fushatat thonë se kanë besim se do të fitojnë të martën.

“Përshëndetje Nju Hempshër!”

Me zërin e tij të ngjirur nga fushata e pandërprerë disa ditore, Presidenti Obama po u kërkon votuesve ta mbështesin në ditën e zgjedhjeve.

“Ne kemi shkuar shumë larg për t’u kthyer mbrapsht. Ne kemi shkuar shumë larg dhe nuk mund të lejojmë të përfundojmë zemërthyer. Është koha për të vazhduar të ecim përpara”.

Zoti Obama thotë se pas katër vjetësh si president, ai ende përfaqëson ndryshim të vërtetë në Uashington.

Obama: “Ju e dini se unë e kam qartë se si duket ndryshimi i vërterë, sepse unë kam luftuar për të përkrah jush. Unë kam gjurmët e tij. Më kanë dalë thinjat për ta realizuar atë”.

Romni: “Kam nevojë për Ajovën që të fitojmë Shtëpinë e Bardhë dhe të rimarim Amerikën”.

Zoti Romni tha se Shtetet e Bashkuara thotë se Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për

“Presidenti Obama tha se papunësia do tëishte tani rreth 5.4 përqind. Ne mësuam të premten se ajo është 7.9 përqind. Çështja në këto zgjedhje shtrohet nëse doni edhe katër vjet të tjerë si katër vitet e fundit, pos doni me të vërtetë ndryshime?”

Në fund të një fushate të gjatë dhe të ashpër, kandidatët janë duke u zotuar të kapërcejnë ndarjet partiake dhe të zgjidhin problemet e vendit.

Obama: “Për sa kohë që unë të jem president do të punoj me secilin nga çdo parti për ta çuar vendin përpara”.

Romni: “Kur unë të zgjidhem president, unë do të punoj si me republikanët ashtu edhe me demokratët në Kongres”.

Të dy kandidatët kanë sjellë disa zëra të mirënjohur në fushatat e tyre. Ish presidenti Bill Klinton po ndihmon fushatën në emër të zotit Obama.

“A po ecim në drejtimin e duhur? Unë jam për Presidentin Obama sepse ai ka qënë një komandanti i mirë i përgjithshëm dhe se ai ka bërë një punë të mirë”.

E shoqja e zotit Romni, En, ishte me të gjatë ndalesës në Ohajo dhe u shpreh kështu:

“Unë mund t’ju them një gjë lidhur me këtë njeri. Ai do të qendrojë gjithmonë krah meje dhe ai do të bëjë gjithmonë atë që është më e drejtë për Amerikën”.

Të dy fushatat janë përqendruar në më pak se 10 shtete që pritet të përcaktojnë rezultatin përfundimtar të fushatës, si Ohajo dhe Florida. Republikanët duken më energjikë, ndërsa demokratët thonë se kanë një bazë më të madhe votuesish.

Sondazhet e opinionit tregojnë se elektorati është pothuajse i ndarë barabar, por me një avantazh të lehtë për zotin Obama në shtetet ku gara është më e fortë.

Këshilltari i fushatës së zotit Romni, Ed Gillespi parashikon fitore.

“Ne kemi shumë besim për pozitën tonë në shtetet kryesore. Ne kemi arritur të zgjerojmë përkrahjen në Pensilvani, si dhe kemi bërë gjithçka që duhet në Florida, Virxhinia dhe Ohajo, si dhe në gjithë shtetet e tjera ku keni synuar”.

Këshilltari i fushatës së Presidentit Obama, Dejvid Pllaf, shprehu një mesazh të ngjashëm.

“Kam besim se pas dy ditësh presidenti do të rizgjidhet. Ne kemi mbështetjen për t’i fituar këto zgjedhje. Ne duhet të sigurohemi që kjo të pasqyrohet në vota dhe kjo është sfida jonë gjatë dy ditëve të ardhëshme”.

Votimet e të martës vinë një javë pas uraganit Sendi që goditi rëndë brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara. Nuk dihet se çfarë ndikimi do të ketë stuhia në këto votime. Me pjesëmarrjen sa më të madhe në votime që shikohet me shumë rëndësi për rezultatin, të dy kandidatët, Barak Obama dhe Mit Romni, do të vazhdojnë një fushatë të ethshme deri në prag të votimeve.
XS
SM
MD
LG