Lidhje

Presidenti rithekson nevojën për rritje taksash


Presidenti Obama thotë se nëse vendi e merr me seriozitet pakësimin e deficitit, duhet që më të pasurit të paguajnë më shumë taksa. Në fjalimin e tij të përjavshëm sot, presidenti tha se nuk pranon të bëjë kompromise për planin e tij të taksave, sepse kjo çështje zuri vend qendror të fushatën e tij presidenciale.

Zoti Obama i bëri thirrje republikanëve në Dhomën e Përfaqësusve të votojnë në favor të planit të tij, që mbron klasën e mesme, duke mos lejuar rritjen e taksave për familjet me të ardhura më pak se 250 mijë dollarë në vit. Senati e ka miratuar planin e zotit Obama.

Presidenti tha se nëse Kongresi nuk vepron, taksat për të gjitha familjet amerikane do të shtohen, duke filluar nga 1 janari. Në reagimin e republikanëve, senatori i Floridës Marco Rubio tha se rritja e takasve nuk do të zgjidhte çështjen e borxhit prej 16 trilionë doalrësh. Ai tha se vetëm rrituja ekonomike dhe reformimi i disa programeve do të ndihmonin në kontrollimin e borxhit.
XS
SM
MD
LG