Lidhje

SHBA: Bie niveli i papunësisë


Në Shtetet e Bashkuara, niveli i papunësisë ra papritur në 7 presje 8 përqind në shtator, për herë të parë në 44 muaj që bie nën 8 përqind.

Në një raport të rëndësishëm qeveritar sot, një muaj para zgjedhjeve presidenciale, thuhet se tregu i punës shtoi 114 mijë vende të reja gjatë muajit të kaluar.

Niveli i papunësisë në gusht ishte 8 presje 1 përqind dhe disa ekonomistë parashikonin se do të ishte edhe më i lartë në shtator.

Gjendja e ekonomisë amerikane, më e madhja në botë është në qendër të fushatës politike për zgjedhjet e 6 nëntorit.

Që nga Lufta e Dytë Botërore, asnjë president amerikan nuk është rizgjedhur për një mandate të dytë me një nivel papunësie mbi 7 presje 4 përqind.
XS
SM
MD
LG