Lidhje

Papunësia, çështje kyçe për votuesit


Papunësia është një çështje kyçe në zgjedhjet presidenciale amerikane. Sot qeveria publikoi raportin e fundit zyrtar të papunësisë, sipas së cilit gjatë muajit tetor janë shtuar 171 mijë vende pune. Megjithatë përqindja e papunësisë u rrit pak. Sipas raportit, ndërsa është shtuar numri I personave që kërkojnë punë, përqindja e papunësisë arriti në 7.9 për qind, 0.1 për qind më e lartë sesa në shtator. Ky ishte raporti i fundit i papunësisë, para zgjedhjeve të 6 nëntorit. Korrespondenti ynë Xhim Randle sjell mendime të ndryshme në lidhje me situatën e punës.= nga votuesit në Karolinën e Veriut, Ohio, dhe Washington, DC.

Amerikanët e papunë janë të shqetësuar rreth nivelit të lartë së papunësisë.

Jeff Smith, i papunë, thotë se nëse Mitt Romney zgjidhet president, atij do t'i duhet të gjejë punë për këta njerëz.

Larry Guinn, pronar biznesi të vogël, thotë se pasiguria ekonomike e bën atë të ngurrojë të punësojë të tjerë.

"Unë shoh gjithnjë e më shumë të papunë, dhe kjo nuk është mirë për Amerikën."

Disa votues në Ohio, përfshi at Josef Rudjak, thonë se punë ka.

"Unë nuk shoh njerëz shumë të shqetësuar nga niveli i papunësisë. Ka mundësi për punë të thjeshta, që paguajnë pak."

Biznesmeni Gus Hoyes në Ohio, thotë se tregu i punës po përmirësohet por nuk është i sigurt nëse presidenti Obama duhet të falenderohet për këtë.

"Eshtë një ndryshim pozitiv. Por a është si rezultat i asaj që Obama ka bërë gjatë katër viteve të fundit? Për mua kjo është vështirë t'a përcaktoj.”

Votuesit do shohim më shumë prirjen e papunësisë se sa në nivelin e saktë, thotë Chad Murphy i Universitetit Mary Washington.

"Ajo që është e rëndësishme është prirja. A mendoni se gjërat kanë marrë për mirë për ju? "

Kjo është arsyeja pse presidenti Obama thoshte se ekonomia ishte duke humbur qindra mijëra vende pune në muaj, kur ai mori detyrën, por tani është duke fituar vende pune.

Rivali Mitt Romney thotë se rimëkëmbja është e dobët dhe fajëson politikat ekonomike të zotit Obama.

Duke qenë të papunë në një kohë papunësie të lartë, kjo i bën njerëzit më të prirur të votojnë, thotë Mathew Incantalupo në Universitetin Princeton.

"Përjetimi i humbjes së vendit të punës, kalimi përmes papunësisë, është në fakt një fenomen mobilizues. Individët që përjetojnë papunësi kur edhe shkalla e papunësisë është e lartë, kanë më shumë gjasa për të votuar se sa njerëzit që nuk kanë kaluar të njëjtën përvojë."

Profesor Incantalupo thotë se papunësia e lartë është zakonisht një problem i madh për presidentin, por që në këtë rast problemi mund të zbutet, sepse të papunët janë të rinj apo anëtarë të grupeve të pakicave dhe ata kanë prirje të jenë mbështetës të presidentit Obama.

Të dhënat e fundit tregojnë një rënie të lehtë në shifrat e papunësë, shifra që u shoqëruan me akuzat se zyrtarë të qeverisë kishte manipuluar të dhënat për të ndihmuar presidentin Obama.

Përcaktimi i papunësisë është një shkencë e pasaktë, thotë Don Grimes nga Universiteti i Michiganit.

"Unë nuk besoj se ka pasur ndonjë tregues se këto numra ishin të pasakta."

Profesor Grimes thotë se lajmet dhe politikanët i kushtojnë shumë rëndësi ndryshimeve të vogla në shifrat e papunësisë, të cilat mdoshta nuk tregojnë ndonjë ndryshim aktual në ekonomi.
XS
SM
MD
LG