Lidhje

SHBA, përparim në bisedimet për ndihmën ushqimore ndaj Koresë së Veriut

Special envoy for North Korean human rights issues, Robert King, left, and senior U.S. Agency for International Development (USAID) official Jon Brause, right, returns to the hotel after a day of meeting with North Korean officials in Beijing, China, Marc

I dërguari i posaçëm amerikan për çështjen e të drejtave të njeriut në Korenë e Veriut thotë se është bërë përparim në negociatat me Phenianin, lidhur me një plan për të dërguar 240 mijë tonë ndihma ushqimore amerikane në vendin komunist.

Zoti Robert King dha sot një konferencë shtypi pas bisedimeve që u mbajtën sot në Pekin. Bisedimet mund t’i hapin rrugën dërgimit të ndihmës së parë ushqimore nga Shtetet e Bashkuara në tre vjet. Javën e kaluar, Washingtoni bëri të njohur një marrëveshje, sipas së cilës Koreja e Veriut ra dakord të pezullojë provat bërthamore dhe me raketa dhe për të lejuar kthimin në vend të inspektorëve bërthamorë nga Kombet e Bashkuara, në shkëmbim të ndihmës ushqimore.

Ndihma u ndërpre në vitin 2009, pasi Pheniani i dëboi vëzhguesit amerikanë të ndihmave, mes shqetësimeve që u ngritën se ushqimet po i jepeshin në vend të njerëzve të nevojë, ushtrisë koreanoveriore, apo elitës politike.

XS
SM
MD
LG