Lidhje

SHBA, qasje ndaj ish marinsit të arrestuar në Rusi


Shtetet e Bashkuara presin që së shpejti autoritetet e tyre konsullore në Rusi të kenë qasje ndaj një ish-marinsi të arrestuar atje nën dyshimet për spiunazh, me qëllimin për të mësuar më shumë rreth akuzave të ngritura ndaj tij, tha të mërkurën sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo.

"Nëse ndalimi i tij është i papërshtatshëm, do të kërkojmë kthimin e tij të menjëhershëm", u tha zoti Pompeo gazetarëve gjatë një vizite në Brazil, ndërsa po merr pjesë në inaugurimin e qeverisë së re të vendit.

Shërbimi rus i Sigurisë FSB tha të hënën se e kishte arrestuar shtetasin amerikan ndërsa "po kryente një akt spiunazhi”.

Personi i arrestuar u identifikua si Paul Whelan, 48 vjeç, një ish-marins i cili aktualisht punon si drejtor për Sigurinë Globale në kompaninë e furnizimit me pjesë makinash me bazë në SHBA, BorgWarner.

Familja e zotit Whelan tha se ai ndodhej në Moskë për të marrë pjesë në një ceremoni martesore duke hedhur poshtë pretendimet për spiunazh.

Zoti Pompeo u tha gazetarëve në Brazilia se "SHBA shpreson që në orët në vazhdim autoritetet e saj konsullore të ketë mundësi ta takojnë zotin Whelan për të mësuar më shumë rreth kësaj çështje".

Ai shtoi se autoritetet amerikane "ua kanë bërë të qartë autoriteteve ruse pritshmëritë e tyre për të mësuar më shumë rreth akuzave të ngritura ndaj zotit Whelan".

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG