Lidhje

SHBA rithekson përkushtimin ndaj rajonit të Azi-Paqësorit


Washington Auto Show 2012
Washington Auto Show 2012

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton ritheksoi përkushtimin amerikan ndaj rajonit të Azi-Paqësorit, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara përgatiten të organizojnë takimin e Apekut në vend këtë vit.

Zonja Klinton i bëri komentet sot gjatë një takimi në Uashington me zyrtarë të lartë të forumit 21-anëtarësh të Bashkëpunimit Ekonomik të Azi-Paqësorit.

Ajo tha se presidenti Barak Obama është i përkushtuar ndaj Apekut dhe rajonit të Azi-Paqësorit. Ajo theksoi fuqinë e integrimit ekonomik për arritjen e përfitimeve reale dhe afatgjata.

Zonja Klinton përshkroi sfidat me të cilat përballet rajoni dhe bota, si rritja e çmimeve të ushqimit dhe naftës, gazeve të dëmshme dhe konsumimit të burimeve natyrore. Ajo tha se Apeku duhet të përpiqet të krijojë vende pune, të rrisë tregëtinë dhe investimet, novacionet e karburantit, investimet në arsim dhe nxitjen e rritjes ekonomike gjithpërfshirëse.

Shtetet e Bashkuara po përpiqen të arrijnë objektivat e vëna nga presidenti Obama për dyfishimin e eksporteve deri në vitin 2015 dhe e shohin rajonin e Apekut si mundësi për biznes. Takimi kryesor i vitit për Apekun so të mbahet në nëntor në Honolulu të shtetit Hauai.

XS
SM
MD
LG