Lidhje

SHBA rithekson se hetimi për 21 janarin duhet të përfshijë të gjitha fazat


SHBA rithekson se hetimi për 21 janarin duhet të përfshijë të gjitha fazat
SHBA rithekson se hetimi për 21 janarin duhet të përfshijë të gjitha fazat

Ambasadori amerikan në Tiranë Aleksander Arvizu ripërsëriti sot se hetimi i ngjarjeve të 21 janarit duhet të përfshijë të gjitha fazat e saj që nga organizatorët, protestuesit si dhe ata të cilët janë përgjegjës për faktin që u qëllua e për pasojë u vranë katër persona

Komentet e tij ambasadori amerikan i bëri në përfundim të një takimi me drejtorin e përgjithshëm të policisë Hysni Brugaj, të cilit i dorëzoi edhe një raport të ekspertëve amerikane të misionit Icitap që asiston policinë shqiptare, mbi rrethanat e demonstratës së 21 qershorit.

Ambasadori amerikan vuri në dukje se punonjësit e policisë ishin në pjesën më të madhe të pambrojtur dhe displina e kurajo që ata demonstruan duhet lavdëruar. Ata – shtoi ambasadori – qëndruan të palëvizur gjatë goditjes me mjete të forta, duke përfshirë gurë, shkopinj si dhe bombat molotov. Ata – tha më tej ai – qëndruan përballë këtyre sulmeve duke ju bindur urdhërave, nuk i thyen radhët e tyre dhe as nuk u hakmorrën kur u provokuan fizikisht.

Ambasadori Arvizu, u shpreh se ata që organizuan dhe morën pjesë në aktet e dhunës duhet të ballafaqohen me drejtësinë duke përsëritur se hetimi i prokurorisë duhet të jetë i plotë, i gjithanshëm dhe i besueshëm. Eshtë e rëndësishme tha ai që ky hetim të ecë përpara pa ndërhyrje të jashtme në mënyrë që t’u jepet përgjigje pyetjeve të shumta që shumë shqiptarë kanë për ngjarjen si dhe të evitohet përsëritja e tyre në të ardhmen.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG