Lidhje

SHBA, sanksione ndaj tre krerëve të al-Kaidës


SHBA, sanksione ndaj tre krerëve të al-Kaidës
SHBA, sanksione ndaj tre krerëve të al-Kaidës

Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione kundër tre personave të akuzuar si krerë të al-Kaidës. Masat merren me synimin për të goditur operacionet e këtij rrjeti terrorist në Pakistan.

Departamenti amerikan i Thesarit vendosi sot sanksione kundër Abu Yahya al-Libi, Abd al-Rahman Ould Mohamed al Husain Ould Muhamad Salim dhe Mustafa Haxhi Muhamad Khan.

Sanksionet ngrijnë të gjitha zotërimet e këtyre individëve në Shtetet e Bashkuara. Po ashtu në bazë të këtyre masave, amerikanët nuk lejohen të bëjnë biznes me këta individë.

Zyrtarët amerikanë thonë se al-Libi është komandant i lartë i al-Kaidës dhe kreu i propagandës për organizatën. Po sipas burimeve zyrtare, Salim është një udhëheqës i lartë që vepron në Pakistan dhe ka ndihmuar në krijimin e degës së al-Kaidës në Afrikën Veriore.

Khan identifikohet si operator dhe korrier.

XS
SM
MD
LG