Lidhje

SHBA sanksione të reja një gjenerali të lartë iranian

Brian Hook, i dërguari i posaçëm amerikan për Iranin
Brian Hook, i dërguari i posaçëm amerikan për Iranin

Uashington - Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja ndaj një gjenerali të lartë iranian për rolin e tij në shtypjen brutale të protestave antiqeveritare. Ky është hapi më i fundit si pjesë e presionit maksimal ndaj Republikës Islamike të Iranit.

Departamenti i Shtetit njoftoi se vendosi sanksione ndaj Gjeneralit të Gardës Revolucionare, Hassan Shahvarpour, i cili drejtoi masakrën ndaj 150 demonstruesve në Iranin jugperëndimor në muajin nëntor.

I dërguari i posaçëm amerikan për Iranin, Brian Hook, tha se "Gjenerali Shahvarpour komandoi njësitë përgjegjëse për dhunën dhe represionin vdekjeprurës në zonën përreth Mahshahrit". Ai tha se vendimi u mor pasi u shqyrtuan edhe të dhëna fotografike dhe filmike të dorëzuara nga vetë iranianët.

Zoti Hook shtoi se Departamenti i Shtetit ka marrë rreth 88 mijë informata dhe të dhëna të tilla, që kur i bëri thirrje iranianëve të raportojnë evidencën për represion dhe shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut.

Irani ka mohuar akuzat e Shteteve të Bashkuara për represion të gjerë, por ka pranuar se është përplasur me separatistë në Mahshahr, për të cilët tha se ishin të armatosur.

This item is part of
XS
SM
MD
LG