Presidenti Obama ka pranuar dorëheqjen e Sekretarit të Departamentit për Çështjet e Veteranëve, Eric Shinseki, pasi një hetim qeveritar konfirmoi probleme të thella në sistemin e kujdesit shëndetësor për veteranët.
Pasi u takua me zotin Shinseki në Shtëpinë e Bardhë sot, Presidenti Obama tha se ai kishte vendosur vetë të jepte dorëheqjen, meqenëse nuk donte që të tërhiqte vëmendjen nga hetimi.
Presidenti tha se k ishte dakord me vlerësimin e zotit Shinseki dhe pranoi dorëheqjen e heroit të dekoruar të luftës, me keqardhje të thellë.
Zoti Obama u tha gazetarëve se ishte takuar më pas me personin që do ta zëvendësojë zotin Shinseki përkohësisht, Sloan Gibson i cili ishte zëvendës sekretari i çështjeve të Veteranëve, dhe e bëri të qartë se “reformat nuk duhet të vonojnë”.
Presidenti Obama kishte qenë nën një presion gjithnjë e më në rritje për ta shkarkuar Shinsekin, pas skandalit të kohëve të fundit për shkak të vonesës së shërbimit shëndetësor për mijëra veteranë.
Po sot dha dorëheqjen edhe një nga këshilltarët e lartë të Presidentit Obama, Sekretari i Shtypit, Jay Carney. Vendin e tij po e zë zëvendësi i tij, Josh Earnest.