Çmimi i misrit po rritet ndjeshëm në tregjet globale, ndërsa thatësira më e rëndë në dekada me radhë po përzhit pjesën e mesme perëndimore të Shteteve të Bashkuara. Edhe çmimi i mishit, qumështit dhe vezëve pritet të ngrihet, ndërkohë që bima e misrit, që gjithnë e më shumë po përdoret për prodhimin e etanolit për karburant ka shkaktuar ngritjen e mëtejshme të çmimeve. Dhe siç vihet në dukje në materialin e mëposhtëm, kjo situatë ka ringjallur debatin mes ushqimit dhe karburantit.
Në pjesën rurale të shtetit Ajova në qendër të Amerikës është rritur ndjeshëm prodhimi i misrit. Në qyteza me ferma, që kultivojnë misrin, si Galva, të cilat kanë parë tkurrje për dekada me radhë, tani po ndërtohen shtëpi të reja.
Një qendër e re artesh me 400 vende u hap në një shkollë lokale. Dhe fermerët si Alan Bennett po blejnë pajisje të reja.
Një fabrikë e madhe, që po i jep nxitje ekonomisë lokale, nuk është shumë larg fushave me misër dhe sojë të zotit Bennett. Firma Prodhuesit e Misrit të distriktit Quad i kthen të korrat e tij në karburant etanol.
"Brenda një distance të shkurtër ne kemi 3 fabrika etanoli, të cilat krijojnë konkurencë për misër, gjë që nuk ekzistonte më parë".
Në vitin 2005, Kongresi miratoi një ligj, që kërkonte përfshirjen e etanolit në karburantin, që shitet në Shtetet e Bashkuara. Një prej arsyeve ishte prodhimi i më shumë karburanti në vend, thotë menaxheri i firmës Prodhuesit e Misrit të distriktit Quad, Delayne Johnson.
"Ndërsa prodhojmë artikuj në vend, ne ulim varësinë nga Lindja e Mesme, ku kemi shpenzuar shumë për ta mbrojtur atë rajon".
Përdorimi i brendshëm i etanolit është shtuar me rritjen e kërkesave qeveritare. Tani, të paktën 25 për qind e misrit të prodhuar kthehet në karburant.
Ekonomistët thonë se kjo është një prej arsyeve që çmimi i misrit është trefishuar në krahasim me para vitit 2005.
Bill Tentinger kultivon misër 100 kilometra larg në Le Mars të Ajovës. Me misër ai ushqen edhe derrat e tij, por ai mbështet me kufi kthimin e misrit në etanol.
"Kjo është tepruar, gjë që krijon një konkurencë të madhe për sa i përket konsumit të misrit nga kafshët".
Gjedhët, derrat dhe pulat po konkurojnë për konsumin e misrit si kurrë më parë, veçanërisht nga thatësira e këtij viti, që ka prekur prodhimin e misrit. Çmimet e misrit kanë arritur në rekorde të reja. Industria blegtorale përballet me rritje të mëdha kostoje, ndërkohë që disa prodhues mishi mund të falimentojnë.
Prandaj, kjo industri po i kërkon Kongresit që të shfuqizojë ligjin, që kërkon etanol në përbërjen e karburantit.
"Nëse ky ligj nuk shfuqizohet dhe industria e etanolit lejohet të vazhdojë prodhimin, të korat e misrit do të konsumohen nga kjo industri dhe jo nga industria ushqimore".
Zoti Tentinger thotë se kostoja e ushqimeve do të rritet, duke dëmtuar kështu konsumatorët, që tashmë përballen me vështirësi në një ekonomi të dobët.
Por fermeri Alan Bennett thotë se shfuqizimi i ligjit do të ishte një goditje e rëndë si për qytetin e tij edhe për konsumatorët.
"Kjo mund të shkaktojë falimentimin e uzinës së etanolit. Është një gjë e madhe. Amerika mbështetet tek etanoli për 10 për qind të furnizimeve me karburant. Etanoli është i mirë për Amerkën".
Edhe Bill Tentinger është i këtij mendimi, por ai thotë se thatësira e këtij viti e ka detyruar atë të mendojë ndryshe.
"Nuk kam qënë nga ata njerëz që kanë bërë argumentin ushqimi përkundrejt karburantit, megjithatë në fund të fundit, ky argument mud të rezultojë me vlerë".
Tani që industria e etanolit është pjesë e ekonomisë amerikane, ky argument ka të ngjarë të vazhdojë.