Lidhje

SHBA: 4 të vrarë në ditën dytë me mot të keq dhe ciklone


SHBA: 4 të vrarë në ditën dytë me mot të keq dhe ciklone
SHBA: 4 të vrarë në ditën dytë me mot të keq dhe ciklone

Autoritetet amerikane thonë se dita e dytë e motit të keq dhe cikloneve në jug të Shteteve të Bashkuara ka shkaktuar vdekjen e 4 personave, duke e rritur numrin e përgjithshëm të vdekjeve që lidhen me stuhitë e fuqishme në 15 që nga dita e hënë.

Stuhitë e fuqishme që ndodhen mbrëmë dhe sot kanë shkaktuar vdekjen e një personi brenda shtëpisë së tij në Arkansas, ndërkohë që një person tjetër humbi jetën në Misisipi kur një pemë goditi makinën e tij në autostradë. Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave në Misisipi gjithashtu ka njoftuar se dy persona kanë vdekur nga stuhitë në këtë shtet.

Një seri stuhish të fuqishme një ditë më parë shkaktuan vdekjen e 10 personave në Arkansas dhe të një vajze tre vjeçare në Misisipi.

Zyrtarët në Teksas thonë se dje stuhitë kanë dëmtuar rreth 100 shtëpi dhe kanë plagosur një grua.

Metereologët kanë paralajmëruar se ka “rrëzik të madh” për më shumë stuhi të fuqishme që mund të ndodhin sot në këtë rajon.

XS
SM
MD
LG