Lidhje

Zgjedhjet e pjesshme, demokratët deklarojnë fitore në Kentucky


votuesit në Virginia (5 nëntor 2019)
votuesit në Virginia (5 nëntor 2019)

Demokratët shpallën fitoren në garën e ngushtë në shtetin Kentucky përballë guvernatorit republikan që mbështetet nga Presidenti Donald Trump.

Gjatë zgjedhjeve të pjesshme që u zhvilluan dje në Shtetet e Bashkuara, demokratët duket se fituan edhe kontrollin në legjislativin e shtetit Virginia.

Rezultatet e zgjedhjeve të pjesshme në katër shtete amerikane, ndër to edhe Mississippi dhe New Jersey, mund të shërbejnë si tregues se si do të zhvillohen zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm, kur Presidenti Trump do të kërkojë të marrë një mandat të dytë katër-vjeçar.

Megjithëse rezultati në Kentucky është një zmbrapsje domethënëse për Presidentin Trump, ai vazhdon të jetë popullor në këtë shtet. Sondazhet tregojnë se Guvernatori aktual republikan Bevin, mund të jetë guvernatori më jopopullor i këtij shteti, pasi u angazhua në beteja të ashpra me sindikatat dhe mësuesit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG