Lidhje

Shkencëtarët e Oksfordit drejt një vaksine për koronavirusin


Testohet tek njerëzit vaksina në Universitetin e Oksfordit

Shkencëtarët në Universitetin e Oksfordit janë duke nxituar për të zhvilluar një vaksinë për koronavirusin shumë më përpara afatit kohor standart mjekësor.

Shkencëtarët kanë shprehur besim në aftësinë e tyre për t'ia dalë mbanë së shpejti, duke rritur shpresat në të gjithë botën se nuk do të duhet të pritet deri vitin e ardhshëm për një vaksinë.

Injeksionet e para të vaksinës nga Instituti Jenner i Universitetit të Oksfordit në Britani u zhvilluan javën e kaluar. Shkencëtarët po planifikojnë të bëjnë masiv testimin e tyre brenda pak më shumë se një muaji, një kornizë kohore që aktualisht është më e shpejtë krahasuar me përpjekjet e tjera të zhvillimit të vaksinave.

Gazeta New York Times raportoi të hënën se shkencëtarët planifikojnë të testojnë vaksinat e tyre tek më shumë se 6,000 njerëz deri në fund të majit.

Ekipi në Oksford tha se qëllimi i tyre është të prodhojnë një milion doza të vaksinës, nëse rezultojnë efektive, deri në shtator - muaj përpara një afati kohor standard prej 12-18 muajsh të cituar vazhdimisht nga profesionistë të shëndetit në të gjithë botën.

Profesore Sarah Gilbert, drejtuese e ekipit të programit, tha se ajo është "80% e sigurt" se vaksina do të funksionojë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG