Lidhje

Shkodër - përparësi, evakuimi i banorëve të mbetur në zonat e prekura


Shkodër - përparësi, evakuimi i banorëve të mbetur në zonat e prekura
Shkodër - përparësi, evakuimi i banorëve të mbetur në zonat e prekura

Në Shkodër, situata vazhdon të jetë tejet e rënduar për shkak të përmbytjes, e cila ka detyruar rreth 14 mijë njerëz të evakuohen nga zonat e rrezikut. Në këto kushte, gjykojnë autoritetet, përparësi ka evakuimi i banorëve të mbetur në zonat e prekura si dhe furnizimi i të evakuarve me ushqime dhe me ujë të pijshëm. Por ky operacion tani për tani mund të realizohet vetëm me ndihmën e helikopterëve dhe barkave pasi rrugët automobilistike janë të përmbytura nga uji. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, ishte me helikopter në komunën e Velipojë, dhe bëri filmime nga ajri.

XS
SM
MD
LG