Në Shkodër u përkujtua sot masakra e 2 prillit 1991, kur gjatë një proteste kundër manipulimit të zgjedhjeve të 31 marsit të atij viti, u vranë katër vetë dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Në ceremoninë e përkujtimit ishte sot edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ndërkohë, familjarët e viktimave shprehen të zhgënjyer për ecurinë e proceseve demokratike si dhe dënimin e personave që urdhëruan vrasjet.
Facebook Forum