Lidhje

Shkup, hyjnë në fuqi masa të reja kufizuese


People wearing protective masks Skopje corona virus koronavirus Infektivna

Duke filluar nga 18 dhjetori, në Maqedoninë e Veriut hyjnë në fuqi masat e reja kufizuese, që shkurtojnë orarin e punës së restoranteve dhe kafeneve, në përpjekje të ndalimit të përhapjes së koronavirusit.

Deri më 20 janar restorantet dhe të gjitha objektet gastronomike do të mbyllen në orën 6 të mbrëmjes, ndërsa ato brenda hoteleve do të mund t’u shërbejnë klientëve të tyre deri në orën 9.

Masa të tjera kufizuese përfshijnë ndalimin e grumbullimit të njerëzve në vendet publike, si sheshe dhe parqe.

Autoritetet shëndetësore dhe ato qeveritare bëjnë thirrje që festat e Vitit të Ri dhe Krishtlindjes të kremtohen në rrethin familjar.

Inspektoriati i Tregut ka urdhëruar mbylljen e tre kafeneve dhe një studioje për joga mbrëmë në Shkup për shkak të mosrespektimit të orarit të punës, ndërsa gjobat janë mjaft të larta. Inspektorët thonë se do të jenë në terren edhe në natën e ndërrimit të viteve.

Maqedonia e Veriut është goditur rëndë nga COVID-19 dhe deri tani janë regjistruar 2.254 viktima nga mbi 77 mijë raste të diagnostikuarish, prej të cilëve rreth 22 mijë janë raste aktive, sipas autoriteteve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG