Lidhje

Shkup, vdekshmëria nga pandemia mbetet e lartë


People wearing protective masks in Skopje
People wearing protective masks in Skopje

Gjendja e pandemisë së koronavirusit në Maqedoninë e Veriut po vjen duke u shtendosur, sipas autoriteteve shëndetësore, megjithëse shkalla e vdekshmërisë vazhdon të jetë e lartë.

Vetëm në muajin dhjetor kanë humbur jetën 664 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 2.456.

Rreth 82 mijë persona janë diagnostikuar me koronavirus që nga shpërthimi i pandemisë. Rreth 20 mijë janë raste aktive.

Autoritetet qeveritare presin 833 mijë vaksina për COVID-19 të rezervuara përmes mekanizmit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe shpresojnë se ato do të arrijnë në muajin mars.

Ndërkohë, autoritetet presin donacione në vaksina edhe nga vendet fqinje, anëtare të BE-së, Bullgaria dhe Greqia.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG