Lidhje

Shkupi mirëpret metodologjinë e BE-së


Shkupi mirëpret metodologjinë e BE-së
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:58 0:00

Autoritet qeveritare në Maqedoninë e Veriut e kanë mirëpritur publikimin e metodologjisë së re të Bashkimit Evropian për vendet aspiruese për anëtarësim në Union. Shkupi pret që të marrë datën për fillimin e bisedimeve në samitin e marsit të Bashkimit Evroipian që do të mbahet në Zagreb.

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov ka përshëndetur përpjekjet e Komisionit Evropian për përmirësimin e procesit të anëtarësimit, siç thuhet në një komunikatë të lëshuar nga zyra e tij. Ministri maqedonas thekson se metodologjia e re i kontribuon forcimit të dimensionit politik, por po ashtu edhe dinamizmit, parashikimit dhe besueshmërisë së procesit. Ai shpreson se kjo qasje e përtërirë do të rezultojë “me një fitore të dyfishtë në javët që vijnë: hapjen e bisedimeve së bashku në një proces të përkryer”.

Ne në rajon, - shton kryediplomati Dimitrov, nuk kemi për se të frikësohemi nga zbatimi i procesit të reversibilitetit. Fundja, procesi i aderimit ekziston për t’i transformuar realitetet në terren kundrejt një gjendjeje më të mirë”, nënvizon ministri i jashtëm maqedonas duke vënë në dukje se paraqet “një hap para ajo që vendet reformatore të cilat synojnë anëtarësimin në BE do të përfitojnë më tepër dhe ato që shënojnë regres të kenë më shumë sanksione.” Dimitrov thotë se duhet të instalohet një konkurrencë e shëndoshë në rajon.

Ndërkohë, edhe i ngarkuari me çështjen e integrimit Evropian në qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani u shpreh në të njëjtën linjë gjatë një konference për median.

"Hipotetikisht, edhe sikur të kishte regres (Maqedonia e Veriut në raportin e fundit të KE-së) kjo është edhe një arsye më tepër pse ne na duhet reversibilitet i procesit. Në fund të fundit, nëse këto reforma që i bëjmë nuk janë të qëndrueshme - nuk na duhet anëtarësimi në Bashkimin Evropian nëse ne vendin nuk e kemi evropian”, u shpreh Osmani.

Maqedonia e Veriut është prej vendeve të para të rajonit, madje edhe para Kroacisë që mori statusin “vend kandidat për anëtarësim” në BE qysh në dhjetorin e vitit 2005, por problemi që kishte me Greqinë fqinje për emrin Maqedoni dhe përplasjet e shpeshta politike, shkalla e korrupsionit dhe mungesa e sundimit të ligjit bënë që ky vend të priste kaq shumë vite në paradhomën e bllokut të shteteve evropiane.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG