Lidhje

Shkurtimet e pensioneve, preken pakicat greke në Shqipëri


Greqia njoftoi sërish shkurtime në fondin e pensioneve, të cilat pritet të prekin qindra pensionistë të pakicës greke në Shqipëri.

Pas një procesi që ka nxjerrë në dritë mijëra përfitime të paligjshme, Ministria greke e Punës njoftoi për shkurtimin e rreth 2800 pensioneve deri në fundin e këtij viti.

Fondi i Entit grek të Sigurimeve Shoqërore, që mbështetej nga Banka Bujqësore Greke, pritet të shkurtojë ndihmën edhe për pensionistet e pakicës greke që jetojnë në Shqiperi. Një kategori jo e vogël prej tyre, të cilët banojnë kryesisht në Gjirokastër dhe në Sarandë, merrnin çdo muaj një pension prej rreth 300 euro nga enti grek i sigurimeve.

Pensionistët e përdornin këtë fond në mjaft raste edhe për ndihmën mjekësore në spitalet greke. Vitin e shkuar autoritetet greke kryen një sësë shkurtimesh në listën e përfituesve që jetonin në Shqipëri.

Autoritetet ndërmorën gjithashtu masa shtrënguese dokumentare për përfitimin e pensioneve nga pjesëtaret e pakicës greke në Shqiperi. Autoritet greke i kanë lidhur masat më të fundit me krizën e rëndë financiare.
XS
SM
MD
LG