Lidhje

Shojble: Investitorë privatë duhet të kontribuojnë në paketën e ndihmave financiare për Greqinë


Shojble: Investitorë privatë duhet të kontribuojnë në paketën e ndihmave financiare për Greqinë
Shojble: Investitorë privatë duhet të kontribuojnë në paketën e ndihmave financiare për Greqinë

Ministri gjerman i Financave Volfgang Shojble tha sot në parlamentin e Gjermanisë se investitorë privatë duhet të kontribuojnë për paketën e ndihmave financiare për Greqinë.

Ministrat evropianë të financave tha ai, po krijojnë një grup pune për të gjetur një zgjidhje për përfshirjen e sektorit privat, të pranueshme nga Banka Qendrore Evropiane. Pjesë e grupit do të jetë edhe FMN-ja dhe Komisioni Evropian. Ministri gjerman po ashtu propozoi që edhe institucionet huadhënëse të japin kontributin e tyre duke zgjatur afatin e pagimit të borxhit, për t’i dhënë Greqisë më shumë kohë.

Deri tani investitorët privatë kanë hezituar që të pranojnë humbje të tilla ose të ristrukturojnë borxhet. Banka Qendrore Evropiane tha dje se ajo është kundër idesë së përfshirjes së sektorit privat, vetëm në se kontributet bëhen thjesht mbi baza vullnetare. Sipas zyrtarëve, një paketë e re ndihmash për Greqinë mund të jetë deri në 130 miliardë dollarë.

Greqia u shpëtua një herë nga falemintimi, falë një pakete ndihmash prej 158 miliardë dollarësh.

XS
SM
MD
LG