Nënpresidenti amerikan Joe Biden ka filluar një turne në disa vende evropiane, për bisedime që synojnë t’i sigurojnë aleatët e Evropës Lindore se ata kanë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. Vizita ndodhi menjëherë pasi Moska dje nënshkroi një traktat për ta bërë zyrtarisht rajonin ukrainas të Krimesë pjesë të Federatës Ruse.
Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden filloi një turne evropian, për të ritheksuar mbështetjen amerikane për aleatët e Evropës Lindore.
Zyrtarët thonë se udhëtimi i tij ka për qëllim të theksojë se Shtetet e Bashkuara do t’i mbrojnë aleatët e saj në Evropën Lindore, si dhe për të diskutuar mbi mënyrat për ta pakësuar varësinë e rajonit nga energjia ruse.
"Rusia ka dhënë argumente të ndryshme për të justifikuar këtë veprim që nuk është veçse grabitje territori".
Zoti Biden do të takohet me udhëheqës nga Letonia, Lituania, Estonia, dhe Polonia, që kanë qenë pjesë e ish-Bashkimit Sovjetik.
Këto vende kryesisht shohin Shtetet e Bashkuara, e jo Evropën, si garantues të sigurisë së tyre, thotë Nicholas Redman, analist në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike.
"Pikërisht tek fuqia e NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara, ata kërkojnë garanci për sigurinë e tyre".
Trupat e NATO-s janë po stërviten në veri të Norvegjisë, si pjesë e stërvitjes “Përgjigja e Ftohtë 2014”, e planifikuar që para shpërthimit të krizës në Ukrainë. Kufiri rus është vetëm 450 kilometra larg rajonit ku trupat e NATO-s po zhvillojnë stërvitje.
Gjenerali Morten Haga Lunde drejton stërvitjet e trupave të NATO-s.
"Kjo është një nga stërvitjet më të mëdha të NATO-s në Evropë për këtë vit, ku marrin pjesë 16 mijë trupa nga 15 vende".
Afër kufirit ukrainas, trupat ruse kanë kryer stërvitjen e tyre ushtarake. Ngjarjet në Krime kanë rritur tensionet në mbarë rajonin, thotë analisti Nicholas Redman.
"Madje edhe aleatët më të ngushtë të Rusisë do të jenë shumë të shqetësuar rreth kësaj situate. Kufijtë e vendeve të ish-Bashkimit Sovjetik janë historikisht të debatueshme. Shumë kombeve janë të bllokuara në anën e gabuar të vijave kufitare. Në atë rajon ka shumë kufij të kontestuar".
Në përgjigje të veprimeve të Rusisë, Bashkimi Evropian të hënën vendosi sanksione kundër 21 qytetarëve rusë, ndërsa Shtetet e Bashkuara vendosën saksione ndaj 11 zyrtarëve të lartë rusë.
Ministria e Jashtme e Rusisë tha se sanksionet "nuk do të bëjnë asgjë". Por Evropa e ka fuqinë e nevojshme për të dëmtuar Rusinë, thotë analisti Nicholas Redman.
Analistët thonë se kjo mundësi po rindez tensionet që kanë qenë të fjetura për dy dekada, për të cilat shumë njerëz shpresonin se i takonin së kaluarës.