Lidhje

Shqetësime për lirinë e shtypit në Kosovë


Shqetësime për lirinë e shtypit në Kosovë
Shqetësime për lirinë e shtypit në Kosovë

Në ditën ndërkombëtare të lirisë së shtypit, në Kosovë janë organizuar disa veprimtari në të cilat përfaqësuesit e medieve kanë shfaqur shqetësimin e tyre për përkeqësimin e shkallës së kësaj lirie.

Asociacioni i Gazetarëve Profesionist ka paraqitur një anketim me 101 gazetarë në Kosovë, 47 prej të cilëve e kanë cilësuar si të keqe, gjendjen e lirisë së shtypit.

Ndërkaq, Unioni i Gazetarëve të Kosovës pohon se gjatë vitit të kaluar janë regjistruar 24 raste të kërcënimeve të gazetarëve, që sipas kësaj organizate është shumë për një vend siç është Kosova dhe për synimet e saj për integrime evropiane.

Të dyja organizata kanë radhitur institucionet qeveritare, partitë politike, gjykatat dhe bizneset si cenuesit më të mëdhenj të lirisë së shtypit.

Një ditë më parë, organizata Freedom House në raportin e saj, e radhiti Kosovën në mesin e vendeve me liri të pjesshme dhe të fundit në mesin e vendeve të rajonit.

XS
SM
MD
LG