Lidhje

Shqipëri, sfidë identifikimi elektronik i votuesve


Shqipëri, sfidë identifikimi elektronik i votuesve
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:18 0:00

Kur kanë mbetur edhe afro 3 muaj nga dita e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, një sfidë e vërtetë mbetet identifikimi elektronik i votuesve.

Komisionet e votimit pritet të marrin pajisje moderne për të lexuar dokumentat e identitifimit.

Por ndërkohë një numri të madh qytetarësh u skadojnë kartat e identitetit pikërisht në këtë stinë.

Vërtetimi elektronik i votuesve në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit është sfida kryesore, që po përballet sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të shmangur manipulimin e procesit zgjedhor përmes votimit të shumëfishtë.

Kanë mbetur edhe afro 3 muaj nga zgjedhjet, identifikimi elektronik i qytetarëve është mjeti I vetëm për të shmangur vjedhjen dhe shtrembërimin e votave dhe vullnetit politik të tyre.

Nënkomisionerja Lealba Pelinku, e ngarkuar në KQZ për çështjet elektronike të procesit zgjedhor, thotë se “një kompani fituese do të sigurojë pajisje elektronike për të vërtetuar njëkohësisht saktësinë dhe vkefshmërinë edhe të passaportës edhe të kartës së identitetit”.

Pajisja e re zbulon menjëherë kartat e falsifikuara të identitetit, dhe lexon normalisht të dhënat në pasaportat dhe kartat e identitetit që janë të vlefshme deri më 25 prill.

Me një fond prej 17 milionë euro do të sigurohen pajisje moderne për të bërë identifikuar votuesin që paraqitet para komisionit zgjedhor dhe për të pamundësuar votimin e tij për herë të dytë në një komision tjetër.

Por një tjetër sfidë në mbarëvajtjen elektronike të procesit është nevoja urgjente për t’u pajisur me karta të reja identiteti dhe passaporta të reja ata qytetarë që u ka mbaruar afati i vlefshmërisë së tyre deri në datën e zgjedhjeve. Bëhet fjalë për prodhimin e mbi 832 mijë karta të reja identiteti, ose gati 1/ 3 votuesve.

Proceset zgjedhore dhe rezultatet e tyre kanë vuajtur rregullisht gjatë 3 dekadave të demokracisë nga shpërdorimi i mjeteve të identifikimit, sepse militantë partiakë votojnë disa herë ose kryejnë votime familjare në grup në këmbim të rryshfeteve dhe shitjes së votave me para.

Ky mosbesim dhe shkelje ligjore ka shkaktuar kriza politike të njëpasnjëshme. Identifimi i saktë votuesve është vetëm hapi i parë për të zhvilluar në 25 prill zgjedhje të rregullta, ndërsa sfida tjetër mbetet numërimi I saktë I votave të tyre

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG