Qeveria shqiptare miratoi sot vendimin për shmangien e lejeve të punësimit për qytetarët e Kosovës dhe ata të Luginës së Preshevës, si dhe marrëveshjen me qeverinë e Prishtinës për heqjen e Tatimit mbi vlerën e shtuar për librat, revista dhe botimet e tjera periodike.
Ministri i Mirëqënies sociale Erjon Veliaj shpjegoi se me vendimin e sotëm të qeverisë shqiptare, qytetarët e Kosovës dhe Luginës së Preshevës nuk do të duhet t’i nënshtrohen më asnjë procesi burokratik aplikimi për leje pune apo për certifikata të regjistrimit për punësim. Ai tha se deri më tani 80 përqind e kërkesave kanë qenë nga sipërmarrës që duan të zhvillojnë një aktivitet ekonomik në Shqipëri.

Ndërsa ministri i Financave Shkëlqim Cani, tha se vendimi për heqjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për librat apo botimet periodike do të bëjë që ato të qarkullojnë me një kosto më të lirë. Marrëveshja e sotme prek më shumë Kosovën, e cila aplikon këtë Tatim prej 16 përqind, ndërkohë që Shqipëria e ka hequr atë prej shumë vitesh.