Lidhje

Shqipëri: Autoritetet më të larta të vendit përshëndesin vrasjen e Osama Bin Ladenit


Shqipëri: Autoritetet më të larta të vendit përshëndesin vrasjen e Osama Bin Ladenit
Shqipëri: Autoritetet më të larta të vendit përshëndesin vrasjen e Osama Bin Ladenit

Në Shqipëri, autoritetet më të lartë shtetërore dhe politike të vendit përshëndetën sot vrasjen e Osama Bin Ladenit, kreut të organizatës terroriste Al Qaeda, duke e cilësuar këtë si një nga ngjarjet dhe fitoren më të rëndësishme në luftën kundër terrorizmit. Presidenti Bamir Topi i dërgoi një mesazh presidentit amerikan barack Obama, ndërsa kryeministri Sali Berisha e cilësoi si një fitore të madhe të paqes. Kryetari socialist Edi Rama nga ana e tij u shpreh se presidenti amerikan mbajti një premtim të madh

Njoftimi i vrasjes së Osma Bin Ladenit, njeriut të konsideruar si figura kyce e terrorizmit, që në orët e para të ditës ishte lajmi kryesor në mediat shqiptare, ndërsa autoritetet më të larta shtetërore e politike të vendit iu bashkuan mesazheve përshëndetëse të udhëheqësve botëror për operacionin ushtarak të realizuar nga forcat amerikane.

Presidenti Bamir Topi i dërgoi një mesazh presidentit amerikan Barak Obama duke e konsideruar eleminimin e Bin Ladenit si "një prej fitoreve më të rëndësishme në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar". Duke kujtuar edhe angazhimin e forcave shqiptare Presidenti Topi shkruan se ndihet "krenar që Shqipëria është rreshtuar përkrah aleatit dhe mikut të saj më të madh". Në mesazhin e tij presidenti Topi rikonfirmon "angazhimin se Shqipëria do të vazhdojë të përmbushë me devotshmëri angazhimet e saj në kuadër të Natos duke dhënë kontributin e vetnë sfidat e ardhshme për liri e demokraci".

Për kryeministrin Sali Berisha, "Osama Bin Ladeni ishte një ndër figurat më të zeza të historisë së njerëzimit" i cili, sic theksoi zoti Berisha vrau me mijëra të pafjashëm për të realizuar qëllimet e tij mesjetare e cnjerëzore: "Në strofkullën e tij ai mori atë përgjigje që meritonte prej vitesh. Kjo është një fitore e madhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës , presidentit Barak Obama, është një fitore e madhe e paqes dhe të gjithë atyre që e konsiderojnë terrorizmin si armik numër një të paqes dhe lirisë së tyre".

Nga ana e saj kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli u shpreh se "sot bota është më e sigurt dhe se vrasja e Bin Ladenit dëshmon se terrorrizmi ndëshkohet rëndë dhe është i pashpresë". Ndërsa për ministrin e jashtëm Edmond Haxhinasto “Shqipëria si një nga vendet e para që iu bashkua aleancës kundër terrorizmit ndërkombëtare, shpreh bindjen se qëndimi i palëkundur në luftën kundër akteve terroriste dhe frtymëzuesve të tyre, përbën kkycin e suksesit të luftës sonë të përbashkët për të siguruar paqen dhe lirinë në botë".

Kryetari socialist Edi Rama i telefonoi ambasadorit amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu duke e vlerësuar eleminimin e Bin Ladenit "një fitore të madhe kundër terrorizmit" e duke theksuar se "Presidenti Obama mbajti një premtim të madh".

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG