Lidhje

Berisha dhe Rama komentojnë për zgjedhjet vendore


Berisha dhe Rama komentojnë për zgjedhjet vendore
Berisha dhe Rama komentojnë për zgjedhjet vendore

Qeveria dhe opozita komentuan në mënyra të ndryshme rezultatet e pjesshme për zgjedhjet vendore. Kryeministri Berisha pohoi sot se opozita ka marrë votat për të menaxhuar qytetet më të mëdha të vendit. Ndërsa kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, pranoi se fitorja e tij mund të jetë e vogël.

Kur ende nuk ka dalë rezultati përfundimtar për bashkinë e kryeqytetit, dhe kur shumica e Shqipërisë ka mbaruar numërimin e votave, kryeministri Sali Berisha deklaroi në mbledhjen e qeverisë se pjesëmarrja e madhe dhe e kulturuar e qytetarëve në zgjedhje tregoi se ata votuan për projektin evropian të vendit të tyre.

“Qytetarët shqiptarë i kanë besuar administrimin, qeverisjen e qendrave më të mëdha urbane të vendit opozitës. Presim rezultatin e Tiranës. Pres rezultatin përfundimtar dhe shpalljen e tij, për të uruar fituesin. Shpreh gadishmërinë dhe vendosmërinë e qeverisë për një bashkëpunim dhe dinjitet në interesin më të mirë të qytetarëve shqiptarë” , - tha zoti Berisha.

Ndërsa kryetari i partisë socialiste Edi Rama tha se, megjithë vonesat dhe problemet e administrimit të procesit, priste një fitore të opozitës edhe në Tiranë, ku ai kandidon për herë të katërt.

“Këtë herë do të kemi një rezultat të pazakontë, pra të ngushtë, për arsye që do t’ua shpjegojmë me kohë qytetarëve. Por kjo është padyshim fitorja më e bukur në radhën e katër fitoreve sepse është një fitore e qytetarëve që me pjesëmarrjen e tyre masive bllokuan një skemë të mirëmenduar deformimi të vullnetit sovran të popullit të kryeqytetit”, - tha zoti Rama.

Drejtuesit e dy partive kryesore konkurruese kanë dhënë komente të pakta dhe janë shfaqur rrallë në publik. Megjithatë ata janë përpjekur të shfaqen të qetë, njëri duke vijuar veprimtaritë e zakonshme qeveritare, ndërsa tjetri duke paraqitur tek selia e opozitës fituesit e zonave të ndryshme.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG