Lidhje

Shqipëri, burg pa afat për të dyshuarin në vrasjen e Himarës

Shqipëri, burg pa afat për të dyshuarin në vrasjen e Himarës
Shqipëri, burg pa afat për të dyshuarin në vrasjen e Himarës

Në Shqipëri Gjykata e Vlorës la në burg pa afat nën akuzën e vrasjes 20 vjecarin Ilir Muka i cili ka qenë në drejtimin e mjetit që goditi të enjten e kaluar 35 vjecarin nga Himara Aristotel Guma. Kjo masë sigurie u dha edhe për 7 të rinjtë e tjerë, ku dy prej tyre u lanë të lirë pas një garancie pasurore. Si Muka ashtu dhe shokët e tij kanë folur për një aksident automobilistik duke mohuar që ngjarja të ketë qenë e qëllimshme. Sipas shtypit Muka ka pranuar se më parë ka patur nje grindje më nje grup himariotësh porse mes tyre nuk ka qenë Guma

This item is part of
XS
SM
MD
LG