Ish të-burgosurit politikë të rregjimit komunist shprehen se pas 27 vitesh, ka përfunduar procesi i dëmshpërblimit financiar për vitet e burgut për të gjithë ish-të burgosurit politikë qe jetojnë. Ndërkohë, sipas drejtuesve të shoqatës së ish-të burgosurve politikë të Shkodrës, që është edhe më e madhja në Shqipëri, është në proces dëmshpërblimi për familjarët e ish-të pushkatuarve pa gjyq.
Ish-të burgosurit politikë e quajnë tepër të vonuar procesin e dëmshpërblimit financiar për vitet e burgut në rregjimin komunist, pasi shumë prej ish-të dënuarve nuk arritën të jetojnë deri në përfundim të këtij procesi.
Embed
share
Embed
share
The code has been copied to your clipboard.
The URL has been copied to your clipboard
No media source currently available
Direct link